Pyetje: Po ua potencoj se jam punëtor në fabrikën e përgjithshme për pastrimin e ujit dhe kur hyn Ramazani agjërojmë dhe jemi në kulmin e angazhimeve të punës që e bëjmë. Gjatë punës uji avullohet nga pompa në të cilën punojmë dhe është e mundur që të thithim avullin gjatë shumicës së kohës, kështu që a prishet agjërimi ynë? A e kemi obligim kompensimin e atyre ditëve që e kemi thithur avullin e ujit, pa marrë parasysh gjatë agjërimit nafile apo farz? Dhe a duhet të japim lëmoshë për çdo ditë?

Përgjigje: Nëse çështja është ashtu siç u përmend agjërimi i juaj është i vlefshëm dhe nuk keni kurrfarë obligimi tjetër.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva