Pyetja: Ç’mendim kini në lidhje me ata persona që u lejohet të mos agjërojnë, si p.sh i moshuari, e moshuara dhe i sëmuri që nuk shpresohet të shërohet. A janë të detyruar të paguajnë për shkak se nuk kanë agjëruar?
Përgjigje: Kush nuk ka fuqi të agjërojë për shkak të moshës, ose për shkak sëmundje e cila nuk shpresohet të shërohet, nëse i ka mundësitë financiare, ka detyrë të ushqejë një të varfër për çdo ditë agjërimi të lënë; kështu kanë shpjeguar një grup sahabësh – paçin kënaqësinë e Allahut – dhe ndër ata edhe Ibni Ab’basi të dy paçin kënaqësinë e Allahut.
Shejh Bin Bazi