Përgjigjja:
Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, përcjell se Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, kur i vinte ndonjë lajm që e gëzonte, thoshte:
ٱلْـحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِي بِنِعْمَتِهِ تَتِمُّ ٱلصَّالِحَاتُ
“Elhamdulilah el -ledhi bi ni’metihi tetimmu es-salihat”
(Falënderimi i takon vetëm Allahut me mirësinë e të Cilit plotësohen të mirat.)
Ndërsa kur i vinte diçka e padëshiruar, thoshte:
ٱلْـحَمْدُ لِلَّهِ عَلَى كُلِّ حَالٍ
“Elhamdulilah ala kul-li hal”
(Falënderimi i takon Allahut, për çfarëdolloj gjendjeje.)
Ibn Maxhe (3803) , shejh Albani e vlerësoi të mirë.
———
Imam el -Munavij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Të gjitha gjendjet e besimtarit janë mirësi. Caktimi i Allahut për mirësitë dhe vëshitirësitë është mëshirë dhe begati, po t’i shpalosej atij perdja e caktimit të Allahut, do të gëzohej me vështirësitë më shumë se që gëzohet me mirësitë, Allahu e di më së miri se çfarë është e mirë dhe e dobishme për robin e Vet. Pejgamberi, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, me këtë hadith paralajmëroi robin që ta falënderojë Allahun në rehati dhe vëshitirësi, Durimtarët gjatë vështirësive duhet të falënderojnë me falënderimin që u përket atyre, e ai është të thonë “elhamdulilah ala kuli hal”, ndërsa falënderuesit gjatë mirësive duhet ta falënderojnë me falënderimin që u përket atyre, e ai është të thonë ” elhamdulilah el-ledhi bi ni’metihi tetimmu es-salihat”
Fajdul Kadir (1/368)




