Pyetje: Cili është qëndrimi i sheriatit islam ndaj vrasjes së foshnjave dhe si vlerësohet përgjegjësia e nënës në këto raste?
Përgjigje:“Dhe ky fëmijë, si dhe miliona e miliona fëmijë të tjerë të cilët vriten në këtë formë, të gjithë këta do të kërkojnë hakun e tyre ditën e Kiametit. Ata do të pyesin: ‘Çfarë mëkati bëra unë, o Zot, që nëna apo babai më mbytën mua?’.
Gruaja e tillë, e cila e mbyt fëmijën e vet në këtë formë, ajo ka bërë dy krime të rënda: ka bërë krimin e zinasë, të imoralitetit, të kontaktit të jashtëligjshëm dhe ka bërë bashkë me të krimin edhe më të madh, që është përpjekja për ta fshehur atë krim, respektivisht vrasjen e frytit, të njeriut, të fëmijës me shpirt.
Dhe si ndëshkim për të në këtë botë, ajo ka ekzekutimin. Nëse do të ishte shteti islam, një grua e tillë do të ekzekutohej. Ajo thjesht nuk është nënë, prandaj më vjen rëndë kur thua ‘një nënë’. I thuaj ‘një dreç’, mos i thuaj nënë, sepse po të mos e kishte shpirtin dreç, shejtan, apo shpirt katil siç thotë populli, nuk do ta mbyte as të huajin, e lëre më tëndin. Çfarë faji ka fëmija?
Andaj, në mënyrë të prerë, nuk lejohet në asnjë rrethanë aborti i frytit pasi t’i ketë hyrë shpirti brenda në trup, gjë që ndodh pas 120 ditësh. Ndërsa nëse lind fëmija, del i gjallë, jep çfarëdo lëvizje, çfarëdo shenje se është i gjallë – qoftë duke qarë, qoftë duke u kollitur, duke teshtirë apo duke bërë lëvizje që të bëjnë të kuptosh se është i gjallë – dhe vdes menjëherë, dispozita (hukmi) për këtë është e njëjtë si për një plak 99-vjeçar në sheriatin islam.
Shenjtëria e gjakut është e njëjtë. Vrasja e këtij foshnjeje, që sapo ka lindur dhe ka vetëm pak sekonda jetë, dhe vrasja e atij që është 80 apo 90 vjeç, është e njëjtë për sa i përket mëkatit, sepse është jetë e njeriut.”
.
/ Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi/




