Prej Enesit -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se pejgamberi -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij- ka thënë:
“Kur një person del nga shtëpia e tij dhe thotë:
“بسم الله توكلت على الله و لا حول و لا قوة الا بالله”
“Bismil-lah, teuekeltu àla Allah ue la haule ue la kuuete il-la bil-lah”.
(Me emrin e Allahut, iu mbeshteta Allahut dhe nuk ka ndryshim dhe forcë veçse prej Allahut).
I thuhet këtij personi: U udhëzove, u mjaftove dhe u ruajte, shejtani largohet prej tij dhe i thotë një shejtani tjetër: Çfarë mund t’i bësh një personi që është udhëzuar, i mjaftuar dhe i mbrojtur”.
Transmeton Ebu Daud, Tirmidhiu dhe e ka saktësuar imam Albani -Allahu i mëshiroftë-.
Eh, është për të ardhur keq që ka shumë muslimanë edhe pse kanë me vite të tëra në Islam akoma nuk e kanë mësuar këtë lutje kaq të shkurtër




