Vlerat e Haxhit:
1. Haxhi fshin mëkatet e kaluara
Sipas Ebu Hurejrës, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha:
“Kush kryen haxhin dhe nuk bën fjalë të turpshme (rafath) dhe nuk bën mëkate (fusūk), kthehet i pastër sikur dita kur e lindi nëna e tij.”
2. Haxhi është shkak për çlirimin nga Zjarri i Xhehenemit
Sipas Aishës, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) tha:
“Nuk ka ditë ku Allahu liron më shumë robër nga Zjarri se Dita e Arafatit. Ai afrohet atëherë dhe mburret me ta para engjëjve…”
3. Haxhi shpërblehet me Xhenet
Sipas Ebu Hurejrës, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Umreja është shlyerje (kefarah) për mëkatet ndërmjet tyre, ndërsa Haxhi i pranuar (al-haxh al-mabrur) nuk ka tjetër shpërblim përveç Xhenetit”.
4. Haxhi është ndër punët më të mira
Sipas Ebu Hurejrës, Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) u pyet: “Cila punë është më e mirë?” Ai tha: “Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij.” U pyet: “Pastaj çfarë?” Ai tha: “Xhihadi në rrugën e Allahut.” U pyet: “Pastaj çfarë?” Ai tha: “Haxhi i pranuar (mabrur)”.
5. Haxhi është Xhihadi më i mirë për gratë
Sipas Aishës (radijAllahu anha), ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut, ne e shohim Xhihadin si punën më të mirë, a të mos bëjmë xhihad?” Ai tha: “Jo, por për ju [xhihadi më i mirë] është Haxhi i pranuar”.
Nga mësimet: “Në përgatitje për haxhin”
/Dr. Adelina Kuçana/




