Pyetje: Jam duke mësuar automatizime me inteligjencë artificiale, si krijimi i chatbot-eve, AI agents dhe workflow automatizimesh duke përdorur mjete të ndryshme si n8n. Dua ta bëj këtë si biznes duke u ofruar shërbime bizneseve hallall për t’i ndihmuar të automatizojnë detyrat e tyre. Kjo mund të largojë disa vende pune të nivelit fillestar, por nga ana tjetër mund të krijohen edhe vende të reja pune për shkak të AI-së dhe automatizimeve. A është hallall apo haram hapja e një agjencie që merret me automatizime dhe shërbime të inteligjencës artificiale?

Përgjigje:

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve…

Nuk ka asgjë të keqe në hapjen e një kompanie të specializuar në inteligjencë artificiale dhe zgjidhje automatizimi, me kushtin e përmendur nga pyetësi, pra që shërbimet të kufizohen vetëm në biznese hallall dhe fusha të lejuara.

Sa i përket mundësisë që kjo të shkaktojë humbjen e disa vendeve të punës, kjo nuk ndikon në lejueshmërinë e këtij lloj biznesi. Gjëra të ngjashme kanë ndodhur edhe me shumë shpikje moderne. Për më tepër, si rezultat i tyre mund të krijohen edhe lloje të reja pune dhe mundësi të reja.

Allahu e di më së miri.

 

Burimi: islamweb.net/ Solli në gjuhën shqipe: pergjigje.net