E këshilloj çdo grua myslimane që t’i mendojë me kujdes këto katër çështje dhe të përpiqet seriozisht të largohet prej tyre:

1. Mohimi i të mirave të bashkëshortit

Pejgamberi, SalAllahu alejhi ve selem, ka thënë:

“Ju i mohoni të mirat e bashkëshortit. Nëse ndonjëra prej jush përjeton prej tij mirësi për një kohë të gjatë, pastaj sheh diçka që nuk i pëlqen, thotë: ‘Kurrë nuk kam parë ndonjë të mirë prej teje!’”

(Buhariu dhe Muslimi)

Pra, bashkëshorti mund t’i bëjë mirë gjatë gjithë jetës, por, nëse gabon ose tregohet i mangët vetëm një herë, ajo i harron të gjitha të mirat e tij.

2. Mallkimi dhe përdorimi i pakontrolluar i gjuhës

Gruaja duhet ta ruajë gjuhën nga mallkimi, përgojimi, bartja e fjalëve, tallja dhe çdo fjalë që mund t’i lëndojë të tjerët.

3. Ankesat e shumta

Të ankohet vazhdimisht, të shfaqë pakënaqësi për çdo gjë dhe të mos i vlerësojë mirësitë që ka.

4. Zvarritja e punëve të mira

Ta shtyjë vazhdimisht të mirën për më vonë, duke thënë: “Do ta bëj më vonë”, derisa koha të kalojë dhe puna të mbetet pa u bërë.

Shejh Abdurrezak El-Bedër, Allahu e ruajttë.

Nëse gratë myslimane i marrin seriozisht dhe i zbatojnë këto këshilla, ashtu siç i ka shpjeguar shejhu, Allahu e ruajttë, dhe nëse çdo burrë e kupton drejt përgjegjësinë që ka ndaj gruas së tij para Krijuesit, atëherë në familjet e tyre do të mbretërojnë qetësia, mirëkuptimi, nderi dhe respekti.

Allahu na e mundësoftë që familjet tona të jenë të tilla! Amin.