Po, akti i martesës, nëse i bashkon kushtet e tij, atëherë konsiderohet i saktë. Dhe kushtet e aktit të martesës janë: prania e kujdestarit dhe pëlqimi i tij, po ashtu dy dëshmitarë të drejtë, dhe gjithashtu pëlqimi i palëve.
Nëse këto janë, atëherë akti i martesës konsiderohet i saktë. Por, pasi mbaron ky akt martese, kërkohet dhe mbetet regjistrimi i tij.
Dhe regjistrimi i tij është i detyrueshëm, ose është detyrë, sepse nga martesa lindin të drejta dhe detyrime. Dhe ruajtja e tyre sot është pothuajse e pamundur nëse akti nuk regjistrohet.
Dhe thonë dijetarët: ‘Ajo gjë që detyrat nuk mund të ruhen veçse nëpërmjet tij, bëhet edhe ajo detyrë.’
Siç është edhe një rregull tjetër në sheriat, që mbyllja e portave të së keqes është gjithashtu detyrë. Sepse këto të drejta, nëse nuk ka gjë të shkruar dhe të njohur nga gjykatat, atëherë mund të mohohen. Dhe kështu bëhet detyrë mbyllja e portës së të keqes, dhe bëhet detyrë regjistrimi i aktit të martesës.”

 

Hoxhë Dr. ABDULLAH NABOLLI