♦️ Pyetje: Kur bashkoj namazet, a është kusht që namazin e dytë ta fal menjëherë pas të parit, pa pasur shkëputje mes tyre?
♦️ Përgjigje: Shejhu’l-Islam Ibn Tejmije – Allahu e mëshiroftë – thotë:
«Mendimi i saktë është se vazhdimësia e menjëhershme mes dy namazeve nuk është kusht në asnjë rast, as kur bashkimi bëhet në kohën e namazit të parë dhe as kur bëhet në kohën e namazit të dytë. Kjo, sepse Sheriati nuk ka përcaktuar ndonjë kufi kohor për këtë çështje. Për më tepër, vendosja e një kushti të tillë do ta cenonte vetë qëllimin e lehtësimit fetar».
Shih librin: «Mexhmu’u’l-Fetava», vëll. 24, fq. 54.
Ai thotë gjithashtu:
«Pohimi i Imam Ahmedit tregon se, sipas tij, bashkimi i namazeve nënkupton faljen e tyre brenda një kohe të vetme, edhe nëse njëri namaz nuk falet menjëherë pas tjetrit….
Për shembull, nëse dikush e fal namazin e akshamit në fillim të kohës së tij dhe namazin e jacisë në fund të kohës së akshamit, në rastet kur i lejohet bashkimi, atëherë kjo është e vlefshme».
Shih librin: «Mexhmu’u’l-Fetava», vëll. 24, fq. 53.
Hoxhë Dr. Abdullah Nabolli




