Selam alejkum!

Një pyetje:

A është e lejueshme vizita e varrit të nënës nga ana e bijës dhe a lejohet leximi i kur’anit dhe jasinit te varri?

Përgjigje:

Alejkum selam ve Rahmetullah!

Dijetarët kanë dy mendime lidhur me vizitën e varrezave nga femrat, dhe sipas argumenteve më të forta, nuk do të lejohej vizita e varreve nga femrat, pasi i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kishte mallkuar femrat që i vizitojnë varrezat.

Megjithatë, ky mendim vlen atëherë kur femra dëshiron të shkojë enkas te varrezat për vizitë, ndërsa nëse asaj i bie të kalojë pranë varreve, atëherë nuk prish punë që ajo të ndalet te varri i nënës apo gjetkë dhe t’u japë selam të vdekurve ashtu siç parashihet me rastin e vizitës së varrezave.

Kurse sa i takon leximit të Kuranit, e sidomos duke veçuar vetëm suren jasin, nuk do të lejohej të bëhet te varri, por të bëhet ndonjë lutje e përgjithshme apo e specifikuar që Allahu t’i mëshiron ata të vdekur.

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku