Pyetja:

A është e ndaluar të lutemi karshi varrit për të vdekurin?

***

Përgjigjja:

Kjo s’është e ndaluar. Muslimani mund të bëjë du’a për të vdekurin në drejtim të kibles apo karshi varrit, sepse Pejgamberi ﷺ ka qëndruar mbi varret, pas varrosjes, dhe ka thënë: “Lutuni për faljen e vëllait tuaj dhe kërkoni që të qëndrojë i patundur, se tash ai po merret në pyetje”. [1]
Dhe ai nuk ka thënë të kthehemi nga kibla. Pra, të dyja janë të lejueshme, qoftë nga kibla
apo nga varri. Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) janë lutur për të vdekurin, kur
tuboheshin rreth varrit.

Shejh AbdulAziz bin Baz

———————–

[1] Buhariu