Pyetje: Allahu jua shperblefte me te mira  per kete mundesi qe na keni ofruar. pyetja ime eshte kjo: kam lexuar ne internet qe coca-cola eshte haram sepse ka ne perberjen e saj gjak nga nje insekt  e plus qe e prodhon nje kompani hebreje qe e demton islamin. pervec kesaj dhe disa pije te tjera na ishin haram pasi ne perberjen e tyre kishin xhelatin me prejardhje nga dhjami i derrit. une nuk e di se sa te verteta jane keto thenie,j u ne qoftese keni njohuri ne lidhje me keto gjera, me jepni nje pergjigje brenda mundesive tuaja. Allahu jua shperblefte me te mira.

 

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar, origjina në ushqimet dhe pijet është se ato janë të lejuara përderisa nuk vjen ndonjë argument për ndalimin e tyre, kështu që në rastin tonë nuk ka ndonjë argument serioz në lidhje me këto të cilat thuhen, sepse nuk lejohet që t’u bësh të ndaluar muslimanëve gjërat për shkak të hipotezave të pa bazuara që serviren nga njerëzit sa andej këndej.

Ndërsa në lidhje me atë se janë prodhime hebreje atëherë çdo musliman mund t’i bëj enbargo këtyre mallrave përshkak që të mos fuqizojë firmat çifute, porse kjo nuk është obligim për të gjithë muslimanët. Dhe Allahu e di më së miri.

Bledar Haxhiu