Pyetja:

Pasi lexova temën mbi milingonën në faqen tuaj më lindi një pyetje: A lejohet vrasja e milingonave kur ke me shumicë në shtëpi, sepse unë i kam mbytur nga frika se mos m`i hanë kalamajtë ose mos më futen në ushqime?

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Dijetarët kanë thënë se nëse ke mundësi t’i largosh milingonat pa i mbytur atëherë kjo është më e mira, por nëse ato nuk largohen dhe të dëmtojnë, atëherë mund t’i largosh dhe me ngordhje duke përdorur sprajte, porse jo me djegie. Allahu e di më së miri.

Bledar Haxhiu