Pyetja:
A eshte i vertet ky Hadith: “Kush i vjen gruas duke i pasur mestracionet (pra do të bëjë mardhënie) apo do të bëjë mardhënie në prapanicë apo vjen te fallxhori dhe i beson atë që po i thotë, ka refuzuar atë që iu është zbritur Muhammedit ﷺ”.
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Ju falënderoj për mendimin e mirë. Hadithi është i saktë, me sa di unë, mirëpo pjesa “kush i vjen gruas duke i pasur menstruacionet (pra do të bëjë marrëdhënie) apo do të bëjë marrëdhënie në prapanicë” nuk ka kuptimin e mohimit të besimit, d.m.th te kufrit, po rrezikun dhe sa veprim i rrezikshëm dhe i urryer tek Allahu është nëse bëhet kjo gjë, derisa i është bashkangjitur një veprimi kufri. Allahu e di më së miri.
Ahmed Kalaja