Pyetja:

Nëse masturboj (ngacmon organin gjenital dhe hedh spermën jashtë gjatë kohës kur je duke agjëruar) a më pranohet agjërimi dhe më tregoni se nëse jo çfarë duhet të bëj?

***

Përgjigjja:

Masturbimi është një gjë e ndaluar në ramazan dhe jashtë ramazanit, ditën dhe natën, kështu, vepruesi i kësaj vepre të shëmtuar është mëkatar dhe duhet të pendohet tek Allahu për atë vepër. Sa i përket këtij veprimi gjatë ditës së agjërimit, të gjithë dijetarët e katër medhhebeve e konsiderojnë si prishës – shkatërrues të agjërimit, andaj vepruesi duhet ta kompensojë atë ditë kur ka bërë masturbimin me një ditë agjërimi jashtë ramazanit dhe të pendohet njëkohësisht.Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku