Pyetja:

Si duhet të jetë bashkëpunimi me fqinjin e krishterë në banesë ose në shkollë dhe a lejohet ta vizitoj dhe ta uroj atë për festat e krishtera?

***

Përgjigjja:

Lejohet bashkëpunimi me fqinjin e krishterë duke i bërë mirë atij, duke e ndihmuar në punët e lejuara, duke u sjellur mirë, duke e vizituar dhe duke e ftuar në rrugën e Allahut të Lartësuar. Ndoshta Allahu mund ta udhëzojë që të pranojë Islamin. Ndërsa prania në festat e tyre dhe urimi për to nuk lejohet. Për këtë Allahu i Madhërishëm thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër.” (Maide: 2)
Ndërkohë  pjesëmarrja në festat e tyre dhe urimi për to është shenjë e miqësisë së ndaluar.

Është e lejuar të ushqehesh me atë që të shtron shoku yt i krishterë pa marrë parasysh nëse kjo ndodh në shtëpinë e tij apo në ndonjë vend tjetër. Mjafton që të sigurohesh që ushqimi në vetvete është hallall dhe nuk ke dyshime rreth kësaj. Në parim kjo është e lejuar përderisa nuk ka argument që e ndalon këtë. Po ashtu qenia e tij i krishterë nuk e ndalon këtë gjë, sepse Allahu i Madhëruar na e ka lejuar ushqimin e krishterëve dhe çifutëve. Gjithashtu, namazi në shtëpinë e tij është i saktë sidomos kur namazet falen në kohën e duhur. Mirëpo është detyrë të përpiqesh sa të kesh mundësi që namazet t’i falësh me xhemat në xhami, sepse ashtu tregon kujdes në mbushjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë

Mbretëria e Arabisë Saudite