Pyetja:

A lejohet blerja e mallit të dhuruar? Një burrë i dhuroi vëllait të tij një makinë, më pas ai që ju dhurua kjo makinë donte ta shiste atë. A i lejohet të parit që e dhuroi këtë makinë ta blejë atë apo nuk i lejohet?

***

Përgjigjja:

Atij që dhuron diçka nuk i lejohet që ta blejë atë që ia ka dhuruar vëllait të tij. Nga Omeri (radijallahu anhu) përcillet se ka thënë: “I dhurova dikujt një kalë për ta përdorur në rrugën e Allahut, por i zoti nuk kujdesej për të, ndaj mendova se ai mund ta shesë atë lirë. E pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë dhe ai tha “Mos e ble, edhe nëse ta jep vetëm për një dërhem, sepse ai që  kthehet dhe e kërkon edhe një herë lëmoshën që ka dhënë është si qeni që kthehet tek ushqimi që ka vjellë më parë.” [1]

Allahut i mbështetemi. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin ﷺ, familjen dhe ndjekësit e tij.

Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/FatawaChapters.aspx?View=Page&BookID=3&PageID=4693&back=true

Komisioni i Përhershëm për Fetva në Mbretërinë e Arabisë Saudite, vëllimi 13 / faqja 142; nr. 10635

———————————-

[1] Buhariu & Muslimi