Pyetja:

Mblodha zekatin dhe e dhashë të gjithin për konstruktimin e një udhe në maje të malit, ku gjendet fshati im. Fshati im s’ka udhë tjetër pos kësaj që ndërtova unë, dhe shumica e banorëve të tij janë të varfër. Ju lutem, më tregoni se a është i mjaftueshëm dhe i lejueshëm pagimi për qëllimin e sipërpërmendur, apo jo? Vlen të përmendet se unë jam ndër ata që kanë nevojë për këtë udhë.

***

Përgjigjja:

Zekatin që ti ke dhënë për udhën nuk mjafton për t’u shkarkuar nga përgjegjësia e dhënies së zekatit. Kjo njehet si një sadaka (lëmoshë e vullnetshme) që u ke dhënë banorëve të fshatit tënd. Ti ke obligim të japësh zekatin kategorive të zekatit, të cilat përmenden në ajetin kuranor, ku Allahu thotë: ”es-Sadakâ (këtu mendohet në zekatin) është vetëm për fukarenjtë, për të ngratët, për ata që e mbledhin atë (zekatin), për të joshur zemrat e atyre që anojnë nga Islami, për lirimin e të zënëve robër, për ata që kanë borxhe, për kauzën e Allahut (atyre që luftojnë, muxhahidëve), dhe për udhëtarin (i cili është larg çdo gjëje).” (Teube, 60)

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin Muhamed ﷺ, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva

Kryetar: Shejh Ibn Baz
Zëvendëskryetar: Abdur-Rezak Afifij
Anëtar: Abdullah Gudejan
Anëtar: Abdullah ibn Ke’ud