Përgjigje
Leximi i Kuranit me zë të lartë në xhami saqë t’u pengojë atyre që falen, atyre që mësojnë, apo edhe atyre tjerëve që lexojnë Kuran është haram.
Sepse me këtë ai bie në ndalimin që e bëri Resulullahu, salallahu alejhi ue selem. Transmeton Imam Maliku në el-Muvatta’ nga Bejadhi (Ferue ibën Amër) se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, u doli disa njerëzve që ishin duke u falur, e zërat e tyre duke lexuar ishin ngritur shumë lart dhe u tha:
“Ai që falet e lut Zotin e tij, le ta lutë Atë sa më mirë dhe mos e ngrini zërin mbi njëra-tjetrin duke lexuar Kuran”.
(Imam Maliku)
Hadith i ngjashëm si ky përcjell edhe Ebu Davudi nga hadithi i Ebu Seid el-huderiut, radijallahu anhu.
Referencë
Shkëputur nga libri: „Kushtet e fesë (pyetje dhe përgjigje mbi shtyllat e Islamit)”
Autor: Muhammed el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë)




