Pyetja:
***
Parashikimi i motit nuk lidhet me botën metafizike dhe nuk pretendon të shpjegojë ose zbulojë gajbin, dijen e fshehtë për të cilën Allahu thotë në Kuran: “Allahu nuk do t’ua zbulojë të fshehtën (që vetëm Ai e di), por Allahu zgjedh kë të dojë nga të dërguarit e Tij.” (Ali Imran: 179) E në një ajet tjetër thotë: “Thuaj: “Askush, përveç Allahut, në qiell apo në Tokë, nuk i di të fshehtat dhe as nuk do ta dijë se kur do të ringjallet.” (Neml: 67) Parashikimi i motit lidhet me shkencën ndërdisiplinore të meteorologjisë, e cila studion dukuritë atmosferike, siç janë lëvizjet e reve dhe erërave, trysnin e ajrit dhe lagështinë e tij, temperaturën etj. Kjo dije mbështetet në matje shkencore dhe në përvojën që njerëzit kanë krijuar në njohjen dhe kuptimin e fenomeneve të mësipërme, pra e gjitha kjo bazohet në shkencë dhe eksperiencë, ndaj dhe parashikimet për motin mund të jenë të sakta, të përafërta, por edhe të gabuara, për shkak të faktorëve klimaterik të paparashikuar, prandaj dhe meteorologët nuk bëjnë parashikime në distanca të largëta kohore, sepse kjo është e pamundur. Si e tillë meteorologjia nuk ka ngjashmëri me pretendimet e sharlatanëve që pretendojnë me padije se dinë të fshehtën. Dihet që çdo gjë është krijuar nga Allahu, Ai është i Pari dhe Fundit, dhe se pa caktimin dhe vullnetin e Tij asgjë nuk ndodh në botë, mes tyre edhe ndryshimi i motit. Por, ndërkohë shkenca e meteorologjisë nuk bën gjë tjetër vetëm se studion veprën e Zotit dhe bazohet në përvojën e krijuar në këtë fushë, ndaj dhe parashikimet duke u bazuar te kjo dije nuk janë të ndaluara, përderisa mbështeten në përvojën, fakte dhe matje konkrete.
—————————–
[1] Buhariu & Muslimi