Pyetje: A lejohet falja e namazit në kisha, dhe se çfarë ndodh në qoftë se ka imazhe në të? Dhe a lejohet t’i quajmë ato “Shtëpitë e Zotit”?

Përgjigje: Ato nuk janë shtëpitë e Zotit, vetëm xhamitë lejohen të quhet shtëpitë e Zotit. Ato janë shtëpi në të cilën refuzohet besimi i vërtetë në Allahun. Shtëpitë vlerësohen sipas asaj që gjendet në to edhe pse Allahu mund të përmendet në brendi të tyre. Njerëzit e kishës janë kufar dhe për këtë arsye, ato duhet të konsiderohen si shtëpi për adhurime të tilla.

Në lidhje me namazin në to dijetarët kanë marrë tre mendime të ndryshme:

1. “Nuk lejohet namazi në to në asnjë mënyrë.” Ky është mendimi i Malikut.

2. “Lejohet namazi në to në çfarëdo gjendje.” Ky është mendim i disa prej nxënësve të Imam Ahmedit.

3. “Mund të falesh në to, nëse nuk ka imazhe.” Ngase engjëjt nuk hyjnë në atë vend të tillë dhe, përveç kësaj profeti ﷺ nuk hyri në Qabe përderisa u hoqën imazhet nga aty.

Umeri ka thënë: “Ne nuk hyjmë në kisha përderisa në to ka imazhe.”

Gjendja e tillë, është e njëjtë si e një xhamie të ndërtuar mbi një varr. Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar që profeti ﷺ ka thënë në lidhje me kishën e madhe të Abesiniasëve, e cila ishte me shumë dekorime dhe kishte disa imazhe:“Ky popull ndërton objekte adhurimi (kisha) mbi varret e njerëzve pasi që kanë vdekur, dhe i vizatojnë ata në to. Ata do të jenë prej atyre që Allahu i urren më së shumti në Ditën e Gjykimit.”

Nëse në to nuk ka foto, lejohet falja e namazit aty ashtu siç edhe kanë bërë sahabët. Allahu e di më së miri.

 

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mexhmu-ul-Fetaua (22/162)
www.perlatmuslimane.com