Pyetja:

A lejohet t’i ushqejmë agjëruesit duke përdorur fondet e zekatit?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Nuk lejohet të bëhet kjo, sepse ajo që kërkohet kur u jepet zekat të varfërve dhe nevojtarëve është t’u jepet atyre zotërimi i zekatit. Pra, atyre duhet t’u jepen paratë, të cilat më pas mund t’i disponojnë sipas asaj që ata mendojnë se është më e mira. Këtë e tregon ajeti në të cilin Allahu thotë: “Allahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobtëve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borxhe, (luftëtarëve), në rrugën e Allahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. Allahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet.” (Tevbe: 60)

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: “Katër kategoritë e para të përmendura – të varfërit (fukare dhe mesakin), të punësuarit për të mbledhur (fondet) dhe ata zemrat e të cilëve janë të prirur drejt Islamit – janë ata të cilëve u takon zekati. Pra, është thelbësore që atyre t’u jepet posedimi i tij, d.m.th., atyre t’u jepet zekati dhe të lihen të bëjnë çfarë të duan me të.” [1]

El-Mardaavi el-Hanbeli ka thënë: Është e përcaktuar që me rastin e pagimit të zekatit që marrësit t’i jepet posedimi, kështu që nuk lejohet dhënia e drekës apo darkës së varfërit (duke përdorur fondet e zekatit).” [2]
Allahu e di më së miri.

islamqa.info

—————————

[1] Lika’ al-Baab al-Maftuh

[2] Insaaf (3/234)

Comments are closed.