Pyetja:

Jam një motër myslimane, 40 vjeçare dhe jam e martuar. Kam 3 fëmijë dhe jam përsëri shtatzënë në muajin e parë. Vitet e fundit nuk kam qenë mirë nga shëndeti. Me ardhjen e kësaj shtatzënie jam dobësuar shumë dhe frikësohem se gjendja ime do të rëndohet gjatë muajve në vazhdim. Pyetja ime është se a më lejohet të abortojë fëmijën duke qenë se jam në fillim të shtatzënisë?

***

Përgjigjja:

Allahu i bëftë të hairit fëmijët tuaj dhe u begatofshi me mirësjelljen e tyre!

Sa i takon abortit në fazën tuaj, do të lejohej vetëm nëse ekipi mjekësor, i përbërë nga mjekë specialistë dhe së paku njëri prej tyre të jetë mysliman, të konstatojnë se vërtet shtatzënësia mund t’ju shkaktojë pasoja në shëndetin tuaj. Përndryshe vetëm frika e juaj se mos po rëndohet shëndeti i juaj edhe më shumë për shkak të shtatzënësisë nuk është masë e mjaftueshme e konstatimit se ajo ju bën dëm vërtet dhe në këtë rast nuk do të lejohej të bënit abortin.

Po ashtu duhet të keni frikën e Allahut në këtë çështje e mos të luajë shejtani me ju që të mendoni për abortim për shkak të ndonjë arsyeje të pajustifikueshme fetarisht. Për më tepër, lexo këtë përgjigje në këtë link:

http://pergjigje.net/index.php/2019/05/29/rreth-perdorimit-te-mjeteve-kontraceptive/

Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku