Pyetja:

A mund të na shpjegoni domethënien e këtij hadithi: Nga Ebu Rukajje Temmim ibn Evs ed-Darije Allahu qoftë i kënaqur me të ka thënë se Muhamedi ﷺ ka thënë: Feja është këshillë. I thanë: Për kë? Për Allahun, librin e Tij, të Dërguarin e Tij ﷺ dhe njerëzit e thjeshtë. Trasmeton Muslimi.

***

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

 

Feja është këshillë ( 3 herë)

Feja islame është e ndërtuar mbi bazën e  të këshilluarit. ”Ti nuk je vetëm se këshillues dhe qortues, nuk je mbi ta detyrues” I thotë Allahu Profetit të Tij ﷺ, në Kuran.

Jo vetëm kaq, po kjo këshillë duhet të jetë brenda kontekstit të këshillës, me kuptimin që duhet patjetër të jete e sinqertë dhe se duhet të jetë e fshehtë, kjo ne origjinë. Sigurisht që ka momente që ajo mund dhe të deklarohet siç parashikohet në raste të caktuara.

(3 herë) Tregon rëndësinë e kësaj fraze dhe se suksesi në fe është atëherë kur kjo gjë me të vërtetë realizohet.

I thanë: Për kë?

Sahabët kanë pyetur: për kë? ose mund të përkthehet më mirë në lidhje me kë, duke pasur parasysh dhe përgjigjen, sidomos për pjesën e parë të hadithit, ndërsa për pjesën e dytë: për kë?

Për Allahun

Në lidhje me besimin në Allah, që do të thotë: sa herë vihen re probleme në lidhje me besimin në Allah, duke filluar në besimin në ekzistencën e tij, tre llojet e monoteizmit, apo besëtytnitë që i janë veshur besimit të pastër. Për të gjitha këto obligohet besimtari të këshillojë atëherë kur sheh se njerëzit kanë mangësi të meta në lidhje me pikat e parashtruara më lartë.

Librin e Tij

Në lidhje me librin e Tij, d.m.th: sa herë vihen re probleme në lidhje me Kuranin, duke filluar në lidhje me besimin në të, vërtetësinë, mësime të sjella prej tij, ligjet që obligon, në lidhje me shenjtërimin e tij, edukatës me të, leximit të tij etj. Për të gjitha këto obligohet besimtari të këshillojë atëherë kur sheh se njerëzit kanë mangësi të meta në lidhje me pikat e parashtruara më lartë .

Të Dërguarin e Tij

Në lidhje me të Dërguarin e Tij ﷺ, d.m.th: sa herë vihen re probleme në lidhje me të Dërguarin e Tij ﷺ si në besimin në të si profet, në vërtetësinë e fesë së tij ﷺ, obligimet dhe detyrimet e ymetit ndaj tij ﷺ, të drejtat që ai ﷺ, gëzon ndaj besimtarëve, bindjes, respektit, pasimit, marrjes si shembull, respektimit, madhërimit etj. Për të gjitha këto obligohet besimtari të këshillojë atëherë kur sheh se njerëzit kanë mangësi, të meta në lidhje me pikat e parashtruara më lartë janë pjesë e këshillimit në lidhje me  të Dërguarin e Tij ﷺ.

Për imamët (prijësit, sunduesit) e muslimanëve

D.m.th: për ta. Dhe këta janë pjesë e atyre që duhet të këshillohen, nëse gabojnë, me urtësi, me qetësi, pa bërë rrëmuja e pa i nxitur njerëzit kundra tyre dhe se këta këshillohen në vete që të arrihet suksesi dhe se qëllimi nuk duhet të jetë buja dhe fama,  por dobia. Në lidhje me ta është dhe edukimi i masave qe t’ju binden të parëve të tyre, derisa s’kundërshtohet Allahu dhe i Dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem.

Të parët e muslimanëve janë udhëheqësit e tyre, qofshin këto me të drejta të pakufizuara (rasti kalifatit) apo me të drejta të kufizuara, thjesht nën përgjegjësi.

Dhe njerëzit e thjeshtë

D.m.th: udhëzimin e orientimin e tyre për çdo gjë që është në dobi të tyre në çështjet e dynjasë dhe ahiretit, pa u kursyer.

Allahu e di më së miri. Ue salallahu ue selem ue barek ala abdihi ue resulihi Muhamed.

Ahmed Kalaja