Pyetja:

Unë e kam pasur kojshike një grua dhe që të gjithë kanë dyshuar se ajo bënë sehire.Një ditë tek ajo gruja kishin shkuar disa gra të tjera për të bërë fall dhe tani më vonë një shoqe e imja ka shkuar te ajo gruja t’i marrë disa lule të tokës dhe ndër e ka gjetur fotografinë time. Duke kërkuar lule ajo e ka gjet fotografinë time ndër dhe edhe ajo gruaja nuk ia kishte dhene foton time të ma sillte. Ja kishte marre shoqës time ; dhe nuk e di,unë kam qenë shumë mirë me shëndet dhe me mësime në fakultet më kanë shkuar shumë mirë mirëpo të them të drejtën nuk e di, nuk po mundem as të mësoje,nuk po i dua të familjes time dhe shumë gjëra të këqija më kanë ndodhur. Jam ndarë nga i dashuri dhe gjithçka po më ndodhë ; shumë thjeshtë më është ftohur jeta andaj më duhet këshilla juaj.

 

Përgjigjja:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut,Muhamedin ﷺ,mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lus Allahun të të ruajë e të mbrojë! Duhet së pari mos të rrish peng e mendimeve të tua, të largosh vesveset, të bësh një seance rukje (leximi) për të parë se në të vërtetë keni diçka apo jo. Lidhuni me një nxënës dije në vendin tuaj. Nëse nuk njihni, na thoni nga jeni t’ju adresojmë ne atje ku duhet. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja