Pyetje: Es selam alejkum vella i nderum. A je mire? Deshta me ta ba nje pyetje se kur kam qene i vogel gruaja e axhes me ka dhane gji njehere edhe a me bjen me e pas nane nga gjiri edhe a muj me ja u dhane doren çikave te saj?

 

Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Gjidhënia që bën të ndaluar martesën është ajo që plotëson kushtet e mëposhtme:

1. Në moshën e gjirit brenda dy vjetëve.

2. Ushqimi bazë të jetë qumështi i gjirit.

3. Të ngopet fëmija pesë herë si minimum ngopje të ndryshme të ndara nga njëra-tjetra.

Në bazë të kësaj përgjigje ti mund të gjykosh, sepse sipas pyetjes tënde nuk bën. Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja