Pyetja:

Tek QTU (Qendra Tregtare Univers) në Tiranë jepen me ofertë artikuj të ndryshëm si p.sh Televizor, Lavatrice, etj. Po ta blesh me lekë në dorë kanë një çmim fiks (400 Euro p.sh), ndërsa po ta pagush me këste 40 euro në muaj çmimi i shkon më shumë se 400 Euro.  A na lejohet që të blejmë në këtë mënyrë?

***

Përgjigjja:

Sipas shume dijetareve blerja e nje malli me keste me nje çmim më të lartë sesa blerja e tij me para cash ne dore është e lejuar dhe nuk hynë tek kamata e ndaluar.

Rritja e çmimit bëhet për efekt të kohës më të gjatë që duhet të paguash për mallin dhe kjo lejohet, në dallim kur këto para janë borxh dhe nuk është blerë asnjë mall.

Shitja me këste lejohet me kusht qe ky çmim i shtuar të jetë fiks pra të mos rritet në progresion nëse zgjatet edhe koha e pagesës me këste.

Allahu e di më së miri.

Justinian Topulli