Pyetja:

N.q.s jemi dy veta të lidhur dhe vjen një i tretë, a ka ndonjë argument që vëllai musliman qe bashkohet me ne të dy në namaz të bëjë ndonjë shenjë, p.sh., që imami të dalë përpara ose personi tjetër që të zmbrapset pak në namaz?

***

Përgjigjja:

Falendërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë atë deri në Ditën e Gjykimit.

Në qoftë se jeni dy veta që faleni dhe vjen një i tretë për t’u bashkuar me ju, atëherë ose imami kalon përpara ose presoni i tretë bën shenjë për personin e dytë që të tërhiqet prapa dhe të lidhen bashkë.

Argument për këtë është hadithi i Xhabir ibni Abdilahit, i cili thotë: “….Pastaj erdha dhe u vendosa nga e majta e të Dërguarit të Allahut ﷺ, më mori me dorën e tij dhe më rrotulloi nga prapa dhe më dërgoi në të djathtën e tij. Pas pak erdhi Xhebar ibn Sakhar, mori abdes dhe u lidh me ne në krahun e majtë të Profetit ﷺ dhe na mori ne i Dërguari i Allahut ﷺ, me duart e tij dhe na shtyu derisa na vendosi pas tij.” [1]

Duke theksuar që gjithashtu ka konsensus (el-ixhma) të dijetarëve që nëse janë tre veta njëri del imam dhe dy të tjerët lidhen pas tij.

Gjithashtu kanë përmendur dijetarët se çdo shenjë që bëhet dhe është në dobi të namazit ajo lejohet. Dhe argumentet për këtë janë të shumta, ndër to argumenti i lartpërmendur dhe të tjera.

Lus Allahun të na japë dituri të dobishme, vepra të pranuara dhe me rrisk të mirë!

Allahu e di më së miri.

Hariz Allkoçi

————————————–

Ahmedi, Muslimi dhe Ibn Maxhe