Pyetja:

Agjëroj dhe doja të dija a prishet agjërimi edhe pse me ka ikur cikli? Kam 2 ditë që kam pasur pak rrjedhje vetëm në mëngjes ndërsa gjatë gjithë ditës jo.

***

Përgjigjja:

Nëse cikli mujor ju ka mbaruar ne kohën e tij të rregullt dhe mbas disa ditësh shikon se keni rrjedhje gjaku duke qenë se jeni në Ramazan, kam përshtypje se ai është gjak i cili del si shkak i ndonjë damari apo ndonjë çrregullimi.

Pra nëse gjaku që del është me ngjyrën e tij normale nuk ka erën karakteristike te menstruacionit dhe ka dale pasi e keni pare shenjen e pastrimit, atëherë ky gjak nuk prish agjërimin, pra gruaja agjëron, falet dhe fle me bashkëshortin. Allahu e di me mirë.

Bledar T. Haxhiu