Pyetja:
Në Botën islame sot kemi rryma te ndryshme dhe fraksione si: Xhemati teblig, ihvanul-muslimin (vellazeria islame), synitë, shiitët etj. Cili është xhemati që e praktikon Kuranin dhe traditën profetike?
***
Përgjigjja:
Xhemati islam më afër të vërtetës dhe më të prirur e më të kujdesshëm në praktikimin e tij është Ehli Suneti, e ata janë: Ehlul-hadith (ithtarët dhe ndjekësit e hadithit), xhemati Ensarussunneh, pastaj ihvanul-muslimin (vëllazëria islame).
Sidoqoftë secili fraksion prej këtyre dhe të tjera kanë gabime por dhe gjëra të sakta. Duhet të bashkëpunosh me ta kur thonë të saktën dhe të largohesh nga ato gjëra ku ata kanë gabuar duke treguar sinqeritet dhe të gadishmëri për këshillim dhe bashkëpunim në punë të mira dhe devotshmëri.
Të gjitha këto rryma dhe fraksione, në programet e tyre ka të vërteta dhe të pavërteta, ka gabime por dhe gjëra të sakta. Disa prej tyre janë më afër hakut, të saktës dhe të vërtetës, ashtu siç janë më të dobishëm nga disa të tjerë. Andaj duhet të bashkëpunosh me secilin prej tyre sa herë që ata janë me të vërtetën dhe t’i këshillosh sa herë që gabojnë, dhe lëre atë që është e dyshimtë e shko pas asaj gjëje që nuk është e dyshimtë.
Secila prej këtyre xhemateve futet tek grupi i shpëtuar, vetëm nëse ata vinë me risi që të shpie në kufër (mosbesim) i cili të nxjerr detyrimisht nga bazat e besimit. Mirëpo xhematet ndryshojnë nga njëra tjeta në shkallë dhe grada duke qenë më të fortë apo më të dobët në varësi të ndjekjes së hakut (të vërtetës) dhe zbatimit të saj. Xhemati me i udhëzuar është ai xhemat që qëndron më pranë argumentit në teori dhe praktikë. Vështroji me kujdes pikëpamjet e tyre dhe ji me atë xhemat që kapet fort pas hakut (të vërtetës) dhe e ndjek më së miri atë dhe mos nënvlerëso vëllezërit e tjerë muslimanë duke i kritikuar edhe atëherë kur ata ia kanë qëlluar të vërtetës. Por, ndiqe të vërtetën kudo që të jetë edhe sikur ajo të shfaqet nga gjuha e atij me të cilin ke mosmarrëveshje në mesele (çështje fetare) të ndryshme. Besimtari duhet të kërkojë të vërtetën, ndërkohë forca e argumentit bazuar në Kuran dhe sunet është ajo që ndan dhe dallon të vërtetën nga e pavërteta.
Allahu sjell mbarëvajtjen dhe suksesin. Salavatet qofshin për Profetin Muhamed, për familjen dhe për shokët e tij.
Komisioni i Përhershëm i Fetvasë, Mbretëria e Arabisë Saudite
Kryetar: Abdulaziz Ibn Baz
Nënkryetar: Abdurrezzak Afifi
Anëtar: Abdullah ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku’ud