Pyetja:

Çfarë është më e mirë për të vdekurin, të lexuarit Kuran, Jasin apo hatmja, të dhënurit sadaka, të kënduarit Kuran tek varri, mevludi apo diçka më tepër?

***

Përgjigjja:

Falënderimi dhe lavdia e plotë i takojnë Allahut të lartësuar. Paqja dhe bekimet e plota qofshin për profetin e mëshirës, Muhamedin a.s., familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndoqën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Allahu i Lartësuar i krijoi njerëzit dhe xhinët veçse për ta adhuruar Atë. Ai e bëri këtë jetë  si  vend mbjellje për ta, frytet e të cilës do t’i korrin në jetën tjetër. Çdo njeri do të marrë shpërblimin të atyre adhurimeve që ka kryer vetë. Që një punë të jetë e pranuar dhe e shpërblyeshme tek Ai duhet të plotësojë dy kushte:
1. Të punohet me sinqeritet vetëm për të kënaqur Allahun e Lartësuar;
2. Të jetë konform mësimeve dhe porosive të Profetit ﷺ pra të jetë një adhurim të cilin  e ka porositur dhe përshkruar Profeti ﷺ.

Origjina është që çdo kush duhet të punojë për veten e vet dhe do të shpërblehet për ato adhurime që i ka kryer vetë nëse i kanë plotësuar kushtet që i përmendëm më sipër.  Jashtë kësaj nëse dikush pretendon se njeriut mund t’i shkojnë sevap edhe pas vdekjes së tij është i detyruar të sjellë argument. Pra në këtë çështje nuk lejohet të flasim veçse me argument nga Allahu i Lartësuar dhe Profeti ﷺ. Cilat janë ato punë shpërblimi i të cilave i bën dobi të vdekurve?
Komisioni i Përhershëm i Fetvave (Lexhnetud-dâimeh)

Sadakaja për të vdekuirin është diçka e lejuar  pasuri apo lutje qoftë ajo sadaka.  Transmeton Muslimi në sahihun e tij dhe autorët e suneneve prej hadithit të Ebi hurejrates që ka thënë: Profeti ﷺ ka thënë: “Kur biri i Ademit vdes  punët e tij ndërpriten përveç tre gjërave: sadakaja rrjedhëse, një dije e dobishme (që ai ka lënë pas), dhe fëmija i mirë që lutet  për të.” Ky hadith tregon se njeriu përfiton nëpërmjet  këtyre tre drejtimeve edhe pas vdekjes së tij, pavarësisht ka këshilluar për një gjë të tillë apo nuk ka këshilluar e ka lënë porosi një gjë të tillë apo jo. Në hadith përmendet edhe “fëmija i mirë që lutet për të”. Po nëse dikush tjetër përveç fëmijëve lutet për të, a përfiton ai? Po, ai përfiton edhe nga lutjet e të tjerëve. Për këtë tregojnë hadithe të shumta dhe të sakta që porosisin që të lutemi për të vdekurit si p.sh; gjatë vizitës së varrezave etj. Pra lutjet janë të vlefshme dhe dobiprurëse për të vdekurit nga kushdo qoftë ai që lutet i afërt apo i largët qoftë me të vdekurin. Gjithashtu një hadith të transmetuar nga Aishja dhe që është sjellë në dy sahihët tregohet se një burrë tha: “O i dërguari i Allahut (ﷺ)! Nëna ime ka vdekur dhe nuk më ka porositur për gjë. Nëse unë jap sadaka për të a ka ajo shpërblim? Ai tha: Po”.

Të dhënurit sadaka për të vdekurin është diçka e lejueshme. Po kështu edhe  të ushqyerit e të varfërve nevojtarëve, të ndihmuarit e komshinjëve, nderimi i muslimanëve janë punë të mira për të cilat na ka nxitur sheriati dhe ka përcaktuar shpërblime për to. Por, therja e deleve, dhive, lopëve, deveve, zogjve etj, për të vdekurin  gjatë vdekjes së tij ose në ditë të veçanta  si në ditën e shtatë apo të 40-etë, të gjitha këto janë bidate që nuk kanë argument nga sheriati. Po kështu të gatuarit e bukës në ditë  të caktuara  si dita e 7-të apo e 40-të apo ditën e enjte dhe të premte apo netët e tyre për të dhënë si sadeka për të vdekurin në atë ditë, edhe ky posaçërim konsiderohet si bidat  dhe nuk lejohet. Këto janë veprime të shtuara të cilat nuk janë vepruar në kohën e Profetit ﷺ dhe të sahabeve. Prandaj ato duhet të mos veprohen sepse Profeti ﷺ ka thënë: Ai që shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj ajo është e refuzuar.” Dhe ka thënë gjithashtu: “Ruhuni nga  shpikjet  në fe sepse çdo shpikje është bidat  dhe çdo bidat të çon në humbje.” Ajo që është e  lejueshme për  pasardhësit e këtij njeriu është thjesht të dhënurit sadeka dhe nuk është e nevojshme të posaçërohet për të një kohë e caktuar. Madje  një gjë e tillë është  e ndaluar sikurse e sqaruam më sipër  sepse për këtë nuk ka argument nga sheriati. Përjashtim bëjnë vetëm kohët të cilat sheriatit i ka  caktuar si kohë kur shpërblimi i punëve të mira shumëfishohet si p.sh., sadakaja në muajin e ramazanit apo në 10-të ditët e para të Dhil Hixhes.

Është e lejueshme që të kryesh haxhin për të afërmit e tu nëse fillimisht e ke kryer haxhin për veten tënde.

Së dyti: Të lejohet ty  që të japësh sadeka  për të gjithë të afërmit e tu së bashku të cilët kanë vdekur. Të lejohet gjithashtu që të veçosh për secilin   prej të afërmeve të vdekur  duke dhënë sadeka.

Së treti: Të lejohet që  në uakfin që ti dotë leshë të marrin pjesë me ty edhe xhaxhai yt apo prindërit e tu të vdekur. Kjo pa dyshim konsiderohet si bamirësi për ta. Kjo vlen nëse  që në  momentin e parë që vendos vakfin kti ke  për qëllim  t’i përfshish edhe ata në sevapin.  Por  nëse ti e ke vendosur  uakfin fillimisht vetëm për veten tënde atëherë përfshirja e tyre nuk vlen.

Ajo çka tregojnë tekstet e sheriatit është fakti që i vdekuri përfiton dhe ka dobi prej sadakasë që jep i gjalli për të, dhe prej duasë së tij. Edhe therja e kurbanit (ditën e festës) është një lloj sadakaje për të dhe e pranueshme. Nëse ai që jep sadaka dhe lutet për të vdekurin është i sinqertë në këto punë pa dyshim që i vdekuri përfiton prej tij. Po kështu edhe ai që lutet dhe jep sadeka shpërblehet nga Allahu i Lartësuar me mëshirën dhe bujarinë e Tij. Pra mjafton që Allahu i Lartësuar të shoh sinqeritetin dhe saktësinë e punës  për ti shpërblyer të dyja palët (të gjallët dhe të vdekurit). Ndërsa përsa i përket pyetjes se a e ndien i vdekuri se prej kujt po i vjen kjo mirësi, për këtë nuk tregon asnjë argument sherjati, me aq sa dimë. Kjo është një çështje prej çështjeve të fshehta të cilat nuk mund të njihen veçse nëpërmjet shpalljes (Ķur’ân dhe sunet).

Nuk njohim ndonjë argument as prej Kuranit dhe as prej sunetit që të tregojë  lejueshmërinë e leximit  të sures Fatiha, sures Ihlas apo sureve të tjera në vendin ku ka vdekur një person tre ditë  pas varrimit të tij (ky posaçërim është i pa lejueshëm). Nuk njohim ndonjë prej sahabeve, tabiinëve dhe nxënësve të tyre  që të ketë transmetuar një gjë të tillë. Origjina tregon se çdo adhurim  është i pa lejueshëm të kryhet vetëm nëse ka argument nga Profeti ﷺ. Profeti ﷺ ka thënë: Ai që shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj ajo është e refuzuar.”

Të paguarit e dikujt për të lexuar Kuran tek varri i një të vdekuri apo për shpirtin e tij, nuk lejohet të kryhet sepse Profeti ﷺ nuk e ka kryer një veprim të tillë dhe askush prej imamëve të mëdhenj të fesë nuk ja ka lejuar askujt prej njerëzve që të kryejnë një gjë të tillë. Aq më tepër që  të paguarit  thjesht  për të  lexuar Kuran  është e pa lejueshme  pa asnjë lloj kundërshtimi. Imam Ibn Tejmije, thotë: “Të paguarit për të lexuar Kuran në formë sevapi për të vdekurit është i pa saktë dhe i pa vlefshëm, sepse ky është një veprim i cili nuk është transmetuar  prej asnjërit prej imamëve të fesë. Dijetarët kanë thënë: “Ai lexues Kurani që lexon për të marrë pasuri nuk ka sevap. Atëherë çfarë sevapi mund ti dhurojë ky të vdekurit?!”

Është transmetuar saktësisht prej Profetit ﷺ se ai i vizitonte varret dhe lutej për të vdekurit me lutje të cilat ua  mësoi sahabeve dhe ata  i mësuan dhe i transmetuan saktësisht tek ne. Prej këtyre duave mund të përmendim:

Eselamu alejkum                                 Paqja qoftë mbi ju

ehled-dijari                                           o banorë të varrezave

minel  mu’minine uel muslimine     prej besimtarëve dhe muslimanëve

ue ina in sha All-llâhu                        edhe ne, në dashtë Allahu,

bikum  lahikun                                   do tju bashkëngjitemi juve

neselull-llahe                                       e lusim Allahun

lena  ue lekumul afijeh                      për ne dhe për juve shpëtim

Profeti ﷺ ua mësoi këto dua ŝahabëve që ata të mernin sevape, por edhe si mëshirë për të vdekurit që ata të përfitojnë nga duatë e të gjallëve. Ai u mësonte umetit të tij gjithçka që u mundësonte shpërblim dhe gjithçka nëpërmjet së cilës të arrinin mëshirën dhe faljen e Zotit të tyre. Nuk ka njeri më të kujdesshëm dhe më të mëshirshëm për umetin se sa ky profet i mëshirës. Allahu duke e përshkruar atë thotë : “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju. Për besimtarët, ai është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm.” (Teube: 128)
Atëherë nëse ai nuk ka lexuar Kuran në varre, nuk urdhëroi askënd për diçka të tillë dhe asnjë nga brezat e parë të sahabëve, tabiinëve dhe nxënësve të tyre nuk e veproi edhe pse mundësitë dhe shkaqet egzistonin, atëherë kjo është diçka e pa lejueshme.

Nuk është transmetuar prej Profetit ﷺ që ai të ketë lexuar Kuran dhe të ketë dhuruar sevapin e leximit të tij të vdekurve prej të afërmve të tij apo të tjerëve. Hadithi që tregon për leximin e sures Jasin është i pa saktë dhe nuk lejohet të punohet me të. Nëse sevapi i leximit të Kuranit do të ishte e mundur që tu shkonte atyre, ai do të kujdesej shumë që tu dhuronte atyre mirësi dhe do tia sqaronte umetit të tij një portë dhe mundësi të tillë mirësie. E si të mos e bënte një gjë të tillë njeriu më i mëshirshëm i këtij umeti, ai që e sqaroi umetin e tij për çdo mirësi dhe burim mëshire?! Edhe halifet e drejtë pas tij dhe të gjithë sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e ndoqën udhëzimin e tij me përpikëri dhe asnjëri prej tyre nuk e ka praktikuar këtë mënyrë të dhurimit të sevapeve të leximit të Kuranit. E gjithë e mira është në pasimin rigorozisht të rrugës dhe udhëzimit të profetit të mëshirës dhe sahabëve të tij. Çdo devijim nga rruga e tyre është humbje dhe çdo humbje përfundimi i saj është zjarri. Profeti ﷺ ka thënë: “Është detyrë për ju pasimi i traditës time dhe të halifëve të drejtëudhëzuar pas meje.:, dhe thotë gjithashtu: Ai që shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj ajo është e refuzuar.” Dhe ka thënë gjithashtu: “Ruhuni nga  shpikjet  në fe sepse çdo shpikje është bidat  dhe çdo bidat të çon në humbje.” Kështu pra leximi i Ķur’ânit për të vdekurit është diçka e palejueshme dhe atij nuk i shkon asnjë sevap. Madje një gjë e tillë është bidat (shtesë në fenë e Zotit). Edhe për sa u përket adhurimeve të tjera, nuk lejohet të pretendojmë se sevapi i punimit të tyre nga të gjallët shkon tek të vdekurit, veçse në ato raste për të cilat kemi argument nga sheriati. Ndër ato adhurime për të cilat kemi argument se sevapi i punimit të tyre nga të gjallët mund të shkojë tek të vdekurit janë: sadakaja, duaja, kërkimi i faljes dhe mëshirës për ta, haxhi, umreja, agjërimi i ditëve të mbetura pa agjëruar nga ata, larja e borxheve, bërja kurban.

Allahu është më i ditur për gjithçka.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin ﷺ familjen e tij, të gjithë shokët e tij dhe të gjithë ata që pasuan me sinqeritet udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit.

Përmblodhi: Uthman Agolli