Pyetja:

Çfarë themi kur e dëgjojmë bubullimën?

***

Përgjigjja:

Sahabiu Abdullah ibn Zubejri, kur dëgjonte bubullimën, e ndërpriste bisedën, dhe thoshte:

سُبْحَانَ الَّذِي يُسَبِّحُ الرَّعْدُ بِحَمْدِهِ وَالْمَلَائِكةُ مِنْ خِيفَتِه.

Subḥãnel-ledhĩ jusebbiḥu err-rra’ëdu biḥamdihi wel melãiketu min ḣĩfetihi!

(Pa të meta është Ai që e madhëron dhe i bën lavdi bubullima, por edhe melekët, nga frika prej Tij).[1]

————————–

[1] Muvata nga imam Maliku. Albani thotë se senedi i këtij transmetimi është i saktë, si dëshmi nga Abdullah Ibn Zubejri (meukuf).