Pyetja:

Cila është lutja që thuhet për largimin e kurthit të shejtanëve më të këqinjë?

***

Përgjigjja:

Lutja që thuhet për largimin e kurthit të shejtanëve më të këqinjë është:

أَعُوذُ بكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ الَّتِي لَا يُجَاوِزُهُنَّ بَرٌّ وَلَا فَاجِرٌ: مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ، وَبَرَأَ وَذَرَأَ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَنْزِلُ مِنَ السَّمَاءِ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَعْرُجُ فيهَا، وَمِنْ شَرِّ مَا ذَرَأَ فِي الْأَرْضِ، وَمِنْ شَرِّ مَا يَخْرُجُ مِنْهَا، وَمِنْ شَرِّ فِتَنِ اللَّيْلِ وَالنَّهَارِ، وَمِنْ شَرِّ كُلِّ طَارِقٍ إِلَّا طَارِقًا يَطْرُقُ بِخَيْرٍ يَا رَحْمَنُ.

E’ũdhu bi kelimãtil-lãhit-tãmmãtil-letĩ lã juxhãwizuhunne berrun, we lã fãxhirun min sherri mã ḣaleḳa, we berae, we dherae, we min sherri mã jenzilu mines-semãi, we min sherri mã ja’ëruxhu fĩhã, we min sherri mã dherae fil erḍi, we min sherri mã jeḣruxhu minhã, we min sherri fitenil-lejli wen-nehãri, we min sherri kul-li ṭãriḳin, il-lã ṭãriḳan jeṭruḳu bi ḣajrin, jã Rahmãn.

(Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut, të cilat nuk i kalojnë dot[1] as të mirët as të këqinjtë, nga sherri i gjithçkaje që Ai ka krijuar, nga sherri i gjithçkaje që zbret nga qielli (dënimeve), nga sherri i gjithçkaje që ngjitet në të (punëve të këqija që sjellin dënim), nga sherri i çdo krijese mbi sipërfaqen e tokës, nga sherri i çdo gjëje që del prej nëntoke, nga sherri i sprovave të natës dhe të ditës, nga sherri i çdo ndodhie, përveç një ndodhie që vjen me të mirë, o Mëshirues!).[2]

—————————–

[1] [Kjo do të thotë që nuk i kalojnë dot në përsosuri, ose do të thotë që fjalët e përsosura të Kuranit, me lajmet e vërteta (tregimet, premtimet për shpërblim dhe paralajmërimet për dënim) dhe dispozitat e drejta, përfshijnë çdokënd, qoftë i mirë a i keq].

[2] Ahmedi dhe Ibn Sunni.