Pyetje: “Cilat janë shenjat e pranimit të veprave të mira?”

Përgjigje: Shenjë e pranimit të veprave është përmirësimi i gjendjes së njeriut; fakti që ai përparon në vepra të mira dhe përpiqet vazhdimisht në to, kjo është shenjë se atij i është dhënë sukses (nga Allahu) dhe se veprat e tij janë pranuar.

​Vazhdimësia në adhurime dhe shoqërimi me njerëzit e mirë, janë dëshmi se atij i janë pranuar veprat dhe është udhëzuar drejt përpjekjes dhe qëndrueshmërisë.

​Andaj, nga shenjat e pranimit të veprave është:

▫️​Zgjerimi i gjoksit (ndjenja e qetësisë shpirtërore).
▫️​Qëndrueshmëria në rrugën e mbarë.
▫️​Nxitimi drejt adhurimeve.
▫️​Ruajtja prej gjynaheve.

Pra, kur pakësohet e keqja e tij i shtohet e mira, dhe kur gjoksi i tij zgjerohet për punë të dobishme, kjo është prej shenjave të suksesit dhe pranimit, që gjendja e tij të jetë më e mirë (pas veprës sesa ishte para saj). Po.

✍🏻Shejkh ibn Baz – Allahu e mëshiroftë
📢Burimi: https://youtu.be/qp5WIbxYCLE
Përktheu: Shpend Rrustemi