Pyetja:

Jam 9 vjeçare dhe jam në klasën e katërt. Ju lutem, ma shkruani një dua që të mësoj më shumë. Ju lutem me gjithë zemër!

***

Përgjigja:

Lus Allahun që të bëhesh e zellshme, e sjellshme dhe e moralshme. Allahu të ruajtë nga çdo e ligë! Bëje këtë lutje:“O Zot, ma shto diturinë!” (Ta Ha, 124)

I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka porositur dhe ka thënë: “Luteni Allahun që t’ju japë dituri të dobishme dhe kërkoni nga Ai që t’ju ruajë nga dituria e padobishme!” andaj edhe bëje këtë lutje:“O Allah, kërkoj prej Teje të më furnizosh me dije të dobishme, risk të gjerë dhe me vepra të pranuara!”
Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku