Gjykimi për agjëruesin të cilit i depërton uji në fyt pa dëshirë! 

• Pyetja: 

Në qoftë se i prishet agjërimi një personi kur është duke u pastruar, i depërton uji deri në fyt përmes gojës apo hundës, ndërsa kjo ndodh pa dëshirën e tij; ndaj tij a obligohet që ta ushqejë të varfërin për këtë ditë? Si dhe a duhet ta kompensoj me agjërim atë ditë? 

• Përgjigja: 

Nuk duhet ta kompensoj me agjërim atë ditë. Përderisa nuk e bën me qëllim, nuk duhet ta kompensoj me agjërim atë ditë. Pra, agjërimi i tij është i saktë dhe nuk obligohet ta ushqej të varfërin. Sikur të depërtonte uji në fyt gjatë abdesit, guslit apo gjatë futjes se ujit në hundë, ndonëse këtë nuk e bën me qëllim, agjërimi i tij është i saktë dhe nuk ka asnjë detyrim ndaj tij, po! 

| Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë! |

Përktheu: B. Gj.