Jemi në një muaj shumë të rëndësishëm!
Muaji në të cilin ngriten vepra tona te Allahu, që domethënë se mbyllet regjistri, andaj të shtojmë istigfarfin edhe pendimin, sepse veprat gjykohen me fundin e tyre.
Të veprojmë ashtu siç veproj edhe Pejgamberi, i cili, siç na rrëfen, Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me te, e shtonte agjërimin në muajin Shaban.
Kurse shpërblimin e agjërimit nuk e di askush tjetër veç Allahut.
Sa tregti e madhe dhe fitimrprurëse me Allahun!
Muaji Rexheb kaloi aq shpejtë sikur të mos ishte, ashtu do shkon edhe muaji Shaban. Jemi në ditën e dytë të muajit Shaban, shfrytëzo çdo minut të këtij muaji dhe ke parasysh dy qëllime të mëdha:
1- Në këtë muaj do mbyllet regjistri i këtij viti edhe ai regjistër do hapet vetëm në ditën kur do japim llogari para Allahut të Madhërishëm. Andaj kjo informatë duhet të jetë shkak motivues për të shfrytëzuar çdo minut të këtij muaji për ta mbushur me vepra të mira: llojllojshmërfi të leximit të Kuranit, përmendje e Allahut, sadaka të fshehta, etj.
2- Nëse do të përgatitesh për muajin Ramazan mos lejo me të kalu muaji Shaban ashtu sikur e kalove muajin Rexheb. Le të jetë ky muaj muaj i përgatitjes për të qenë i entuziazmuar për adhurime, energji e cila do të mbaj lidhur me adhurimet edhe pas muajit Ramazan, deri sa të takosh Allahun. Të ngelesh i përgatitur për adhurimet ndaj Allahut edhe për në ditët kur veprat e mira janë më të dashura të Allahut, e ato janë ditët e muajit Dhul-Hixhe.
Ai i cili e do Allahun do e shfrytëzojë çdo mundësi e cila e afron te ajo që e do Allahu.
Allahu ua bëftë plotë gëzime këtë mëngjes!
Allahu u dhashtë gëzime gjatë tërë ditës edhe tërë jetës!
Allahu ju dhashtë sukses të arrini krejt ato vepra që i do Allahu dhe është i kënaqur me to!
Allajhu e largoftë nga ju çdo gjë që ua shkapërderdh mendjen, ua vjedh kohën dhe u largon nga veprat e mira!
Bekir Halimi
Ballina Autorësia e fetvasë Hoxhë i vendit Jemi në një muaj shumë të rëndësishëm! – Hoxhë Bekir Halimi