Pyetja:

Kur do të mbarojë ndarja në umetin islam?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë:
Umeti do të ndahet në 73 grupe, të gjithë do të hyjnë në xhehennem, përveç njërit…” [1]

Ndarja do të mbarojë kur të dëshirojë Allahu. Ndarja do të mbarojë atëherë kur muslimanët do t’i kthehen Kuranit dhe sunetit (lexo: traditës profetike), sipas mënyrës së të kuptuarit nga selefët (lexo: tre gjeneratat e arta të islamit) dhe kur të dinë të arsyetojnë njeri-tjetrin aty ku ka hapësira arsyetimi, kur të përsosemi në moral, sjellje dhe komunikim. Allahu e di më së miri.

Imam Dr. Ahmed Kalaja

————————

[1] Tirmidhiu nr.2641