Pyetja:

Kur joarabi është më i mirë se arabi?

Përgjigja:

Përgjigjja në këtë pyetje gjendet në fjalët e Allahut (subhanehu ve te’ala): “O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (El-Huxhurat: 13)

Sipas kësaj, nëse arabi i frikësohet më shumë Allahut xh.sh. sesa joarabi, atëherë ai është më i mirë, dhe e kundërta. Dua të them, vlera, autoriteti dhe shkalla janë në devotshmëri. Kështu, kush i frikësohet më shumë Allahut (subhanehu ve te’ala) ai është më i mirë, pa marrë parasysh a është arab apo nuk është.

Shejh Bin Bazi