O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd dhe biri i robëreshës Sate.
Ti më ke mbajtur dhe më ke bartur me atë që ke nënshtruar për mua nga krijesat e Tua, dhe më ke lejuar të udhëtoj në vendet e Tua, derisa me mirësinë Tënde më solle deri te Shtëpia Jote e shenjtë dhe më ndihmove të kryej adhurimet e mia.
Nëse Ti je i kënaqur me mua, atëherë shtoje kënaqësinë Tënde ndaj meje.
E nëse nuk je i kënaqur me mua, prej këtij çasti bëhu i kënaqur me mua, para se të largohem prej shtëpisë Sate.
Ky është momenti i nisjes sime, nëse Ti ma lejon.
Unë nuk dëshiroj të zëvendësoj Ty me askënd, as shtëpinë Tënde me asgjë tjetër, as nuk dua të largohem prej Teje apo prej shtëpisë Tënde.
O Allah, më jep shëndet dhe mbrojtje në trupin tim, më jep shëndet të plotë në gjithë qenien time,
më jep mbrojtje në fenë time, bëje të bukur kthimin tim dhe fundin tim, dhe më furnizo me bindje ndaj Teje sa të kem jetë.
Mblidhi për mua të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, sepse Ti je i Fuqishëm mbi çdo gjë.
Edhe sikur të qëndroja tek dera e shtëpisë Sate, dhe Ti të më thërrisje pa u mbështetur për asgjë, kjo do të ishte mjaft për mua dhe një mirësi e madhe.
Shih: Menseku Shejhul Islam Ibn Tejmije, faqe 82.
Përktheu: Fitim Gërguri.




