Pyetje: Një grua kishte gjakderdhje gjatë shtatzënisë, pesë ditë para lindjes, gjatë muajit të Ramazanit. A duhet konsideruar ky gjak si menstruacion apo Istihaadhah (rrjedhje e zgjatur gjaku ose menorragji), dhe cilat janë detyrimet e saj?

Përgjigje: Nëse çështja është siç u përmend, me gruan që sheh gjak pesë ditë para lindjes, dhe ajo nuk kishte asnjë shenjë se lindja do të ndodhte së shpejti, si kontraktime, atëherë në atë rast, gjaku nuk është as menstruacion, as gjakderdhje pas lindjes (nifas). Ai është thjesht gjak i parregullt. Prandaj, ajo nuk duhet t’i braktisë adhurimet, por duhet të vazhdojë të agjërojë(nese mundet) dhe të falet. Nëse, bashkë me gjakun, ajo ka shenja se lindja e saj është afër, si kontraktime, atëherë ai konsiderohet gjak i pas-lindjes (nifas) dhe për këtë arsye ajo duhet të braktisë namazin dhe agjërimin. Pastaj, kur ajo bëhet e pastër pas lindjes, ajo duhet të kompensojë ditët e agjërimit, por jo namazet.

Komisioni i Përhershëm i fetvave / islamweb.info