Ndalohet falja e namazit në këto 5 kohë:

1 – Pas faljes së sabahut, deri në lindjen e diellit.

2 – Nga lindja e diellit dhe deri rreth 15 minuta pas lindjes së tij.

3 – Kur dielli është në zenit derisa të fillojë të zbret (nga zeniti).

4 – Pas faljes së ikindisë, deri në perëndimin e diellit.

5 – Nga çasti kur dielli fillon të perëndojë. Disa dijetarë thonë se kjo kohë është kur disku i diellit nis të zhduket, ndërsa të tjerë e konsiderojnë si rreth 15 minuta para perëndimit. Kjo e fundit është më e përputhshme me hadithin e Ukbeh ibn Amirit -radijAllahu anhu-:

“I dërguari i Allahut ﷺ na ndaloi që të falim namazin e xhenazes dhe të varrosim të vdekurit në tre kohë.”

Transmeton Bukhari (293) dhe Muslimi (831).

Njëra prej tyre ishte nga çasti kur dielli fillon të perëndojë deri sa të ketë perënduar plotësisht.


Hadithi i plotë: Ukbeh ibn Amir -radijAllahu anhu- rrëfeu:

“I dërguari i Allahut ﷺ na ndaloi të falim namazin e xhenazes dhe të varrosim të vdekurit në tre kohë:

– kur dielli është duke lindur,

– kur është në zenit,

– dhe kur është duke perënduar.”

Transmeton Bukhari (293) dhe Muslimi (831).

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (2/565)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com