Pyetja:

Pasuria e jetimit dhe shpërdorimi i saj

***

Përgjigjja:

Ngrënia e pasurisë së jetimit padrejtësisht përbën një nga gjynahet e mëdha. Në dy Sahihët përcillet nga Ebu Hurejre se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Shmanguni nga shtatë gjynahet shkatërruese.” Dikush tha: “Cilat janë ato o i dërguari i Allahut?!” Tha: “Ti bësh shok Allahut, magjia, vrasja e njeriut veçse me drejtësi, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, zbrapsja në ditën e betejës, shpifja ndaj grave të pastra dhe të ndershme.” [1].

Gjithashtu Allahu i Lartësuar e ka vënë në dukje ndalimin e ngërnies së pasurisë së jetimit padrejtësisht: “Mos iu afroni pasurisë së jetimit veçse në mënyrën më të mirë.”(El Isra: 10).

Gjithashtu thotë: “Mos i hani pasuritë e tyre duke i përfshirë në pasurinë tuaj. Me të vërtetë kjo është gjëmë e madhe.”(En-Nisa: 2).

I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Disa njerëz do të ringjallen Ditën e Gjykimit prej varreve të tyre me gojë që u ndizet zjarr.” Dikush tha: “Kush janë këta, o i dërguari i Allahut?!” Tha: “A nuk e ke parë se Allahu i Lartësuar ka thënë: “Ata që hanë pasuritë e jetimimëve padrejtësisht do të hanë zjarr në barqet e tyre.” (En-Nisa: 10).

Nga Ebu Seid el Huderiu përcillet se ka thënë: “Më ka treguar i dërguari i Allahut ﷺ për natën që ka bërë Isra: “Vura re disa njerëz që i kishin buzët si buzët e devesë. Dikush ishte ngarkuar që t’i kapte prej buzësh dhe të vendoste në gojën e tyre një shkëmb prej zjarri dhe t’ua hidhte atë mbrenda trupit të tyre derisa t’u dilte nga poshtë teksa bërtisnin dhe ulërinin.Thashë: “O Xhiblil! Kush janë këta?!” Tha: “Këta janë ata që hanë pasurinë e jetimit padrejtësisht.” [2].

Sidiu thotë: “Ai që ka ngrënë pasurinë e jetimit padrejtësisht do të ringjallet ditën e Gjykimit me zjarrin që i del nga goja, veshët, hunda dhe sytë. Të gjithë ata që e shohin do ta njohin se ka ngrënë pasurinë e jetimit.”

Dijetarët thonë: “Çdo kujdestar i një jetimi nëse është i varfër mund të ushqehet me masë nga pasuria e jetimit në varësi të shërbimit që u ka bërë interesave dhe nevojava të jetimit, por nëse përfitimi prej pasurisë së tij është më i madh se shërbimi që i ka bërë, atëherë ajo është pasuri e ndaluar. Argument për këtë është thënia e Allahut të Lartësuar: “E kush është i pasur le të ruhet (të mos hajë pasurinë e jetimit) dhe kush është i varfër le të hajë me masë.” Përsa i përket domëthënies së ngrënies me masë dijetarët kanë mbajtur katër qëndrime: 1- Ajo konsiderohet borxh. 2- Lejohet ngrënia sipas nevojës pa e tepruar. 3- Ngrënia në varësi të shërbimit që i ka bërë jetimit. 4- Ngrënia vetëm në rast nevoje. Këto qëndrime të dijetarëve i ka përmendur Ibn Xheuzi në Tefisrin e tij.

Në Sahihun e Buhariut shënohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:“Unë dhe kujdestari i jetimit jemi në Xhenet kështu;dhe bëri me shenjë me gishtin e unazës dhe atë tregues.” [3].Të kujdesesh për jetimim do të thotë t’i shërbesh atij dhe t’i plotësosh nevojat, qofshin në ushqim, veshje dhe zhvilim të pasurisë së tij. Nëse rast se jetimi nuk posejdon pasuri, atëherë kujdestari shpenzon nevojat e tij për të fituar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. Në këtë rast nuk bëhet dallim nëse jetimi është i afërmi i tij apo i huaj, si p.sh. nëse për të kujdeset gjyshi, gjyshja, vëllai, nëna, xhaxhai, burri i nënës së tij, daja apo dikush tjetër nga të afërmit e tij. Ndërsa i huaji është ai jetim me të cilin kujdestari nuk e lidh asnjë lidhje gjaku. I Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Kush e fton një jetim prej muslimanëve në ushqimin dhe pijen e vet derisa Allahu ta bëjë që t’i plotësojë vetë nevojat e veta, atij i përket Xheneti vetëm nëse bën një gjynah që nuk falet.”

Gjithashtu i Dërguari i Allahut ﷺ thotë: “Kush e fërkon kokën e një jetimi dhe këtë e bën vetëm për Allahun, për çdo qime që ka prekur dora e tij do të ketë një shpërblim.”

“Kush i bën mirë një jetimi apo jetimeje në kujdetarinë e tij, unë bashkë me të do të jemi kështu në Xhenet.”

Një burrë i tha Ebu Derdes: “Më këshillo me një këshillë!.” Ebu Derda i tha: “Mëshiroje jetimin, afroje pranë vetes dhe ushqeje nga ushqimi yt, sepse kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ t’i thotë një burri që ankohej për ashpërsinë e zemrës së tij: “Nëse dëshiron të zbutësh zemrën tënde, atëherë afroje jetimin pranë vetes, fërkoja kokën dhe ushqeje prej ushqimit tënd, sepse kjo ta zbut zemrën dhe të ndihmon të kryesh nevojat që ke.”

———————————-
[1] Nesaiu 3671
[2] E përcjell Ibn Xherir, Ibn Ebi Hatimi
[3] Al-Adab Al-Mufrad 135