Pyetje: Ju faleminderit per pergjigjeje mirpo une kam degjuar qe shum raste ai ka sheruar po sido qe te jet ju falnederoj shum.
Edhe problemi tjeter qe kam edhe qe eshte shum i rendsishem kam kaluar me nje djal mirpo tani nuk jemi bashk nuk kam pasur mardhnje me te intimitet te shumt po menoj po me ndodh qe shum shpesh ta shoh ne onderr duker ber mardhnje intime me te edhe kisha dashur te dij pse me ndodh kjo gje allhu ju shpreblet gjith mirat lus te ma kenthi pergjigjejen me respekt per te gjith ju.
Përgjigje: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Përshëndetje dhe juve!
Natyrisht lidhjet e tilla jo islame ose jo hallall lëne dhe pasojat e veta në jetë, për këtë arsye të këshilloj:
1. Ji e rregullt me pesë vaktet në ditë-natë, se aty do të gjesh qetësi.
2. Bëj dhikrin e mëngjesit dhe darkës rregullisht.
3. Bëj të plotë dhikrin para gjumit.
4. Largoje mendjen nga e kaluara dhe konsideroje kapitull të mbyllur ç’ka kaluar.
5. Mundohu të krijosh lidhje të rregullta islame, qysh nga fillimi pa rënë në haram, qysh në fillimet e saj, po ta ritheksoj.
6. Prezanto në aktivitetet fetare që organizojnë motrat besimtare ku jetoni.
7. Bëj dua e agjërim nafile e çdo gjë do të kalojë, inshallah.
Ahmed Kalaja