Pyetja:
Punoj në një pompë të naftës që ka marketin, kam vendosur që ta lë, po ende s’i kam lajmëru ata. S’ka mundësi me ju shmang alkoolit, unë deri më tani ju kam shmang, po ende se kam marrë ndërrimin qysh duhet, e kam edhe natën me punu, jam vetëm aty, mbi 80% vijnë me ble alkool. Çfarë m’kishe këshillu ti hoxhë i nderuar?
Përgjigjja:
Një vëlla e ka lënë punën aty për shkak të alkoolit më herët… Edhe unë të kisha këshillue që me u largue prej atij vendi. E përzien rriskun hallall me haram… Në hadith, e din edhe ti, që edhe shitësi i alkoolit është i mallkuar.
Kur përzihet rrisku hallall me haram, Allahu nuk të përgjigjet në lutje… Pastaj, ky vend i punës ka mundësi me ndiku në imanin tënd, edhepse ti fillimisht thua se je i fortë, mirëpo mëkatimi sjell mëkatime tjera… fillon me u dobësue dhe ti nuk e merr vesh.
Dhe për fund, në hadith thuhet:
”Kush e braktis një gjë për hir të Allahut, Allahu ia zëvendëson me diçka më të mirë se ajo.”
Gjersa Allahu në Kuran thotë:
”Kush i frikësohet Allahut, i gjen atij rrugëdalje dhe e furnizon prej kah nuk e pret.”
Mirëpo, ajo çka kërkohet prej teje, pas këtij ajeti dhe hadithit, që të kesh besë në Allahun se Ai do të jetë në ndihmën tënde pasiqë ti ta lësh një haram për hatër të Tij, si dhe t’i mbështetesh Atij me zemër:
”Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij.”
Allahu azze ve xhel ta lehtësoftë çështjen tënde dhe t’i haptë dyert e rriskut e të dhashtë bereqet…»
/Nga Hoxhë Zejd Haziri/




