Pyetja:

Po e sjelli vetëm një hadith për të menduar pak:

Mosmarrëveshja e Pejgamberit Muhammed ﷺ, Hadith BUHARI : LIBRI i I-re  kreu – 3 edhe libri i VIII-te kreu 3,had. 114 .HAD ,114. Ibën Abbasi i cili tregon: “Kur Pejgamberit ﷺ i është keqësuar sëmundja, ka thënë: `Ma sillni letrën të shkruaj për ju librin, pas të cilit nuk do të hutoheni (nuk do të humbni rrugën e drejtë)!’ Omeri atëherë ka thënë: `Pejgamberin ﷺ e ka kapluar sëmundja . E kemi Shpalljen e Allahut dhe ajo është e mjaftueshme.’ Sahabët nuk kishin të njëjtin mendim. Shushuritja (për këtë çështje) u shtua, prandaj Pejgamberi ﷺ u ka thënë: ‘Shkoni nga unë! Kjo grindje nuk është e nevojshme te unë!’

Ibn Abasi kishte thënë ; Është tragjedi e madhe qe as’habet e penguan të Dërguarin-Muhamedin ﷺ, që të shkruaj një udhëzim bile dëm i përgjithshëm. ;Sahihul-Buhari ; libr. II, pjesa mbi të sëmurit ; me beren: sahihul-muslim , libr. V,f.75. /Mumadi i Ahmedit, libr. I, f. 355 dhe libr. V, f. 116 / Tarikih el-Tabari, libr III, f. 193 ./ Tarikh ibn al-Asir , libr,II, f. 320 .

***

Përgjigjja: 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut Muhammedin ﷺ, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk e di se nëse  personi në fjalë që ka sjellë këtë transmetim të saktë vallë ka dashur të thotë se Profeti ﷺ, ka tradhtuar shpalljen duke fshehur diçka prej saj që ju shpall për t’u kumtuar njerëzve? E pse? Se ju bë zhurmë aty pranë. Ky lloj të menduari  e zhvesh njeriun nga imani dhe s’e besoj ta ketë pasur për qëllim sjellësi.

Apo ka dashur të tregojë një ngjarje që është plotësuar me hadithe të tjera se çfarë porosie do të linte veç asaj që është transmetuar muteuatir: “Ju porosis të kapeni fort pas Kuranit e Sunetit tim”.? Gjithashtu kur e la Ebu Bekrin imam për njerëzit kur ishte gjallë, thanë sahabët se u kënaq Profeti ﷺ që të na udhëheqë në fe Ebu Bekri, kur vetë ishte gjallë, si mos të kënaqemi të na udhëheqë për dynjanë tonë.

E unë besoj se sjellësi ka qëllim këtë të dytën.

Ne jemi dëshmitarë të asaj që ka thënë vetë Aliu -radijallahu anhu- kur është pyetur se a ju ka veçuar me ndonjë gjë juve, familjen e tij, Profeti ﷺ? Ai tha se jo, veçse Kurani e çka në këtë letër që e nxori nga këllëfi i shpatës. Në të ishte shkruar “elmuslimune tetekafeu dimauhum ue hum jedun ala men siuahum jesa fi dhimetihim ednahum ue en la juktele muminun bi kafir” që do të thotë se muslimanët janë të barabartë në gjak, janë një kundër armikut, e mbajnë besën e më të dobëtit dhe s’ekzekutohet besimtari për shkak të qafirit.

Allahu e di më së miri.

Ahmed Kalaja