Pyetja:

A lutej Pejgamberi ﷺ të mos sprovohej me grua dhe komshi të këqinjë?

***

Përgjigjja:

Prej duave/lutjeve me të cilat Profeti ﷺ lutej ishin edhe këto fjalë:

O Zot! Kërkoj të më ruash nga fqinji i lig. Nga gruaja që i thinjë flokët e mia para se tu vije koha. Prej fëmijës që kërkon të jetë epror. Nga ajo pasuri që mund të bëhet dënim për mua dhe nga shoku dredhak, që sytë e tij më shohin dhe zemra e tij përgjon, nëse sheh një të mirë tek unë e gropos, e nëse sheh një të keqe e përhap.”

Shejh Albani, “Vargu i haditheve të sakta”