Pyetje: Kam dëgjuar se mosha e femrave në Xhennet është gjashtëmbëdhjetë vjeçare, ndërsa e meshkujve 33. Nëse mund, pak më gjerësisht më tregoni se a është e vërtetë apo jo?

Përgjigja: Pejgamberi (salallahu alejhiveselem) kur flet për banorët e Xhenetit, thotë se ata do të jenë: “Në moshën tridhjetë e tri vjeçare”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i mirë) 

Kështuqë, në hadith nuk bëhet ndonjë dallim ndërmjet moshës së meshkujve dhe femrave, andaj edhe kuptohet se të gjithë do të jenë në një moshë, duke mos pasur dallim në vitet e tyre. 

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Omer Bajrami