Pyetja:

Sa xheheneme dhe sa xhenete janë apo sa shkalle i kanë?

***

Përgjigjja:

Ekziston vetëm një xhenet (parajsë) dhe një xhehenem (ferr), por secili ka gradat dhe shkallët e veta, të cilat nuk dihet se sa janë. Por dihet se grada më e lartë e Xhenetit është kopshti i Firdevsit, kurse grada me e ulët e Xhehenemit është ajo e munafikëve (hipokritëve). Kurse për nga dyert, Xheneti i ka 8 dyer nga të cilat do të hyjnë banorët e tij në Ditën e Kiametit, kurse Xhehenemi i ka 7 dyer, e kjo tregon edhe një herë se mëshira e Allahut ia kalon zemërimit të Tij. Lusim Allahun të na përfshijë në mëshiren e Tij dhe të na fusë në kopshtin e Firdevsit, i cili është edhe më i larti i kopshteve të Xhenetit, në mes të tyre dhe sipër tij gjendet Arshi i Allahut të Madheruar.

Shejh Ibn Uthejmini

Përktheu: Suad Shabani